Sulmi terrorist që ndodhi sot në qytetin e Izimirit në Turqi, ka shënuar të paktën katër viktima deri më tani.
Sipas autoriteteve turke, midis viktimave bën pjesë edhe një anëtar i stafit të gjykatës jashtë të cilës ndodhi shpërthimi i një makine me bombë.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e policit, që humbi jetën në krye të detyrës.
“Ai puthi fëmijën e tij në mëngjes para se të nisej për në punë dhe veshi uniformën. Ky është polici që u vra sot nga terroristet në Izmir”, shkruhet një foto të publikuar në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve, polici në fjalë ka vrarë një nga sulmuesit dhe parandaloi një tragjedi akoma më të madhe.
Mediat vendase e kanë quajtur atë hero, dhe me të drejtë. Më poshtë mund të shikoni fotot e policit, por kujdes nëse keni zemër të dobët sepse paraqitet edhe momenti i vrasjes.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”583″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]