Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit në Londër, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 22 persona.
Trump dënoi ashpër aktin e kryer nga terroristët, ndërsa pohoi se ata njiheshin nga “Scotland Yard” (shërbimet sekrete britanike) para sulmit.
Me këtë deklaratë Trump ka shkaktuar edhe kritika ndaj kryeministres britanike, Theresa May e cila nga ana e saj i ka quajtur spekulime.
“Një tjetër sulm në Londër nga terroristë që njihen. Këta janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur që ishin nën shënjestrën e Scotland Yard. Duhet të jemi proaktiv!”, shkruan presidenti amerikan.
Më pas ai shtoi në një mesazh të dytë se “duhet të merremi terroristët që njihen në mënyrë më të ashpër. Interneti është mjeti kryesor i rekrutimit që duhet t’ua bllokojmë dhe ta përdorim më mirë!”.
Ende nuk është publikuar asgjë mbi identitetin e autorëve të sulmit në metronë e Londrës nga autoritetet britanike . (D.D/Shuplaka)