Personi i cili kreu sulmin vetëvrasës mbrëmjen e djeshme në Mançester është i identifikuar si Salman Abedi 23-vjeç me origjinë libane.
Ai ka shpërthyer një ekskluziv vdekjeprurës në një koncert ku po performonte këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande.
ISIS mori përgjegjësinë dhe kërcënoi për sulme të tjera.
Policia po përpiqet të përcaktojë nëse Abedi ka vepruar i vetëm apo ka qenë pjesë e një celule të gjerë terroriste.
Fqinjët në një nga adresat e tij të banimit kanë thënë se e kanë dëgjuar Abedin duke kënduar lutjet islame vetëm disa javë para mizorisë së sallën e koncerteve.
“Gati dy muaj më parë ai këndonte në gjuhën arabe me zë të lartë disa lutje, që kishin kuptimin: Ka vetëm një Perëndi dhe profeti Muhamedi është i dërguari i tij”,- thotë një vajzë, shkruan Daily Mail.
Një prej miqve të tij i quajtur Leon Hall tha se e kishte takuar për herë të fundit vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë i kishte bërë përshtypje fakti që kishte lënë mjekër.
“E kam parë për herë të fundit vitin e kaluar, ndonëse jetojmë pranë. Nuk kam shumë muhabet me të, vetëm përshëndetemi, por më bëri përshtypje fakti që kishte lënë një mjekër të gjatë”,- tha 26-vjeçari.
(M.D/Shuplaka)