Mediat franceze raportuan se përveç pas sulmit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Paris, ka ndërruar jetë edhe një polic i dytë, por Ministria e Punëve të Brendshme e Francës e ka mohuar një gjë të tillë.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ministria në fjalë ka se vetëm një polic ka vdekur pas sulmit me armë zjarri në qendër të Parisit, pikërisht në Avenue des Champs-Élysées.
“Raportimet për dy policë të vdekur nuk janë të sakta”, është shprehur zëdhënësi Pierre-Henry Brandet.
Ndërkohë, zëdhënësi ka sqaruar se njëri prej sulmuesve i cili u qëllua për vdekje nga policia, nuk është identifikuar ende. Një sqarim i tretë, është bërë edhe për shkak të lajmit të raportuar në mediat ndërkombëtare, se një sulm i dytë ka vijuar pas të parit. Ndërkohë policia është vënë në gadishmëri dhe ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin daljen në Avenue des Champs-Élysées, ku ndodhi edhe sulmi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pavarësisht se deri më tani flitet vetëm për një sulmues, nuk mund të përjashtohet pista që autori mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të cilët mund të jenë arratisur. Nga sulmi i sotëm një polic humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. I vdekur mbeti gjithashtu edhe sulmuesi i cili u qëllua me armë zjarri nga policia. (D.D/Shuplaka)