Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur personi i dyshuar për sulmin me bombë artizanale në Shën Petersburg në Rusi, futet në supermarket, lë bombën dhe largohet qetësisht.
Pas këtij moment, 30 minuta më vonë ka ndodhur shpërthimi që shkaktoi plagosjen e 13 personave. Bomba artizanale përmbante gozhda dhe copëza të mprehta prej metali.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar sulmin në market në Shën Petersburg si sulm terrorist. (B.H/Faxweb)