Një sulm raketor rus në Kiev dëmtoi një numër ambasadash të huaja më 20 dhjetor, tha në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Heorhii Tykhyi.
Ambasadat e Shqipërisë, Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, ndodhen në të njëjtën ndërtesë, e cila është dëmtuar nga sulmi rus.
Rusia nisi një seri sulmesh me raketa kundër Kievit në mëngjes, duke vrarë një person dhe plagosur 12 të tjerë, ndërsa ka shkaktuar dëme në të gjithë qytetin, njoftuan autoritetet lokale.
Kryeqyteti u sulmua me pesë raketa balistike të modelit Iskander-M ose të modelit të Koresë së Veriut KN-23, të cilat të gjitha u rrëzuan, pretenduan Forcat Ajrore.
Nuk u raportua për viktima në mesin e stafit diplomatik.