Rritet bilanci i sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, ngjarja e ndodhur në 20 dhjetor 2024. Një grua humbi jetën, pas plagëve që mori nga automjeti që mori para turmën e njerëzve. Numri i viktimave nga sulmi shkon kështu në 6.
Autori i sulmit, një mjek Saudit 50-vjeçar, futi makinën me shpejtësi në turmë, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 299 të tjerë. Ai u arrestua po atë natë nga policia.
Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë një pistë konkrete. Hetimet në vazhdim nuk kanë dhënë një panoramë të qartë lidhur me arsyet e asaj që ndodhi dhe qëllimet e autorit që sulmit, tha në fund të dhjetorit ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nansi Feser.