Kryeopozitari Lulzim Basha ka dënuar sulmet terroriste të ndodhura në Sri Lanka ku mbetën të vrarë 160 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Basha ka dënuar ashpërsulmet terroriste deh shprehet se mendimet dhe lutjet e tij tashmë shkojnë për viktimat.
Postimi i plotë:
Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në #SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme. Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.