Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu i ka kërkuar autoriteteve zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së rëndë të ditës së sotme në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës.
Ditën e sotme një sulm me thikë ndodhi brenda xhamisë Dine Hoxha, ku 34 vjeçari Rudolf Nikolli plagosi 5 persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mnjekëve.
Nikolli është një emër jo i panjohur për Policinë, pasi një muaj më parë ka bërë një tjetër plagosje te terminali i autobuzave dhë figuronte i shpallur në kërkim.
“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.
Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.
Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.
Përsoni është në duart e forcave të rendit.
Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani”, deklaroi Spahiu.
(E.H/Faxweb.al)