Vrasja e tre vajzave të reja në Southport korrikun e kaluar, tregon se Britania përballet me një lloj të ri kërcënimi terrorizmi në formën e dhunës ekstreme të kryer nga të vetmuarit të cilët ishin frymëzuar në internet deklaroi të martën kryeministri britanik Keir Starmer.
“E vërteta e hapur këtu është se ky rast është një shenjë se Britania tani përballet me një kërcënim të ri. Terrorizmi ka ndryshuar “Ky kërcënim, sigurisht, mbetet por tani krahas kësaj ne shohim gjithashtu akte të dhunës ekstreme të kryera nga të vetmuar të papërshtatshëm, të rinj në dhomën e tyre të gjumit që përdorin çdo lloj materiali në internet të dëshpëruar për famë ndonjëherë të frymëzuar nga grupet tradicionale terroriste por fiksuar në atë dhunë ekstreme.” ”, tha Starmer në një konferencë për shtyp.