Vitore Metaj Stavileci, bashkëshortja e ministrit, Blerand Stavileci është sulmuar ditën e sotme.
Ajo ka pësuar thyerje të kockës së hundës, lëndim të syrit të djathtë dhe gërvishtje në regjionin e qafës, pas dhunës së ushtruar nga dy persona.
Ndërkohë bëhet e ditur se bashkëshortja e është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.
“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.
(S.SH/Shuplaka)