Një shpërthim ka ndodhur në ambasadën e SHBA-ve në Mal të Zi.
Një person i panjohur ka hedhur një granatë para ambasadës, përpara se të vriste veten, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Lajmi është konfirmuar dhe nga qeveria malazeze, e cila thekson se personi në fjalë ka vrarë veten në një shpërthim të dytë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës, ndërkohë që policia po punon për të kuptuar kush fshihet pas sulmit.
Shpërthimi nuk ka plagosur askënd brenda kompleksit të ambasadës, i cili ishte mbyllur në atë kohë ose duke dëmtuar ndërtesën, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit për New York Times.
Zyrtari gjithashtu konfirmoi se stafit të ambasadës i është kërkuar të mos hyjë në punë të enjten si një masë paraprake sigurie.
Ambasada lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë për të shmangur kompleksin “deri në një njoftim tjetër” për shkak të një “situate aktive të sigurisë”. Policia lokale mbylli zonën rreth ambasadës, që ndodhet në Podgoricë, kryeqytetin e vendit.
(E.K/FAXWEB.AL)