Ngjarja ka ndodhur në një burg në Filipine, pas një sulmi të armatosur nga dhjetëra persona. Gjatë përplasjes me armë në burgun në qytetin Kidapaën në ishullin Mindanao, ka humbur jetën një roje sigurie dhe është plagosur një i burgosur.
Autoritetet vendase dyshojnë se pas sulmit me armë qëndrojnë anëtarë të grupeve separatist islamike.
Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë dekadave të fundit mes forcave të sigurisë dhe grupeve separatiste islamike në jug të vendit. (XH.A/SHUPLAKA)