Gjykata Supreme e Venezuelës është sulmuar me granata të hedhura nga një helikopter i rrëmbyer.
Mësohet se mjeti fluturues është rrëmbyer nga një oficer policie, i quajtur Oscar Perez, i cili përmes një lajmërimi të bërë deklaroi se do të sulmonte qeverinë që e cilësoi të kriminalizuar.
Zyrtarët bënë të ditur se i dyshuari përveçse hodhi granata në godinën e sallës më të lartë të gjyqsorit të Venezuelës, kishte qëlluar edhe me armë zjarri. Nuk ka patur të lënduar, por nuk dihet ende vendndodhja e agresorit.
Autoritetet kanë nisur menjëherë verifikimet për të arrestuar Oscar Perez. Përveç sulmit mbi Gjykatën Supreme, oficeri sulmoi edhe mbi Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë, por dëmet mbi këto institucione kanë qenë të pakta, shkruan BBC.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Presidentit të vendit, Maduro. Lideri venezuelian e dënoi ngjarjen duke e përshkruar si sulm terrorist. (M.D/Shuplaka)