Daniele Sebastinit, presidentit të Peskarës i është djegur shtëpia dhe dy automjetet që ndodheshin pranë saj, raporton “calciomercato.com”.
Po kështu sipas mediave italiane sot në mëngjes shërbimi zjarrfikës ka marrë një telefonatë ku lajmërohej se po digjeshin dy makina. Dyshohet se ky incident është shkaktuar nga tifozë të kësaj skuadre të cilët janë të pakënaqur me ecurinë e klubit. Pasi presidenti i “delfinëve”, Daniele Sebastini, që është akuzuar si fajtori kryesor për ecurinë negative të klubit këtë sezon.
Pas kësaj ngjarje, dëshpërues ka qenë edhe reagimi i Daniele Sebastini i cili u shpreh: “Unë ndihem i zemëruar dhe në fund të vitit do të lë drejtimin e Pescarës”,
Me të njëjtin mendim ka qenë edhe trajneri i ekipit, Massimo Oddo, i cili në “Twiter” shprehu pakënaqësinë për këtë ngjarje. “Kur limitet e sportit tejkalohen, vjen një trishtim absolut”. (J.V/Shuplaka)