Një person ka mbetur i vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Texas, ku një person i armatosur ka hapur zjarr.
Nuk ka ende raportim të saktë për numrin e viktimave, ndërkohë që të dhënat vijnë nga informacionet paraprake.
Forca të shumta të policisë që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar dhe janë vënë në kërkim pas dyshimeve për bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.
Nga dëshmitë e banorëve të zonës, është raportuar se të shtënat janë dëgjuar pranë zonës të dedikuar për fëmijët. (XH.A/SHUPLAKA)