Sara Kapo prej dy ditësh ka publikuar një status në të cilin i kërkonte llogari kryeministrit Edi Rama për mungesën e energjisë elektrike.
“Edi Rama, kam tërë ditën pa drita! 1. A do vijnë? 2. A jeni në terezi?! Turp!! 3. Faturën e ilaçeve ta sjell me mail.”- shkruan Sara.
Sara së fundmi është kontaktuar nga portali Jeta Osh Qejf dhe ka shpjeguar e sqaruar gjithë situatën.
Fillimisht Sara sqaron se postimi i saj, të cilin ajo s’e priste aspak të bënte bujë dhe bëhej lajm, ishte thjesht një revoltim i momentit dhe jo një “kritikë e ashpër ndaj qeverisë”. Pra, Sara pohon se mediat e ekzagjeruan për këtë postim që ishte thjesht një revoltim i momentit edhe për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, ndërsa pranon se kishte kaluar afati për të paguar energjinë elektrike dhe kjo për shkak të pavëmendjes. Sara Kapo shkruan për JOQ se kërkon falje publikisht për këtë incident, ndërsa shton se është penduar për postimin e saj pasi e quan “budallallëk të shkruash çdo hall në FB”. Gjithashtu, Sara ka edhe një koment për gazetarët, për të cilët shprehet se nuk i pëlqen aspak mënyra se si i përcjellin lajmet. Më poshtë reagimi i plotë i Sarës për Jeta Osh Qef: Me falni se tani e kam parë këtë mesazh E vërteta është se në radhë të parë nuk e kam “kritikuar kaq ashpër” qeverinë, po që…zakoni i portaleve për të ekzagjeruar çdo gjë që ndodh, kur dua të kritikoj, ju e dini shumë mirë se si i bëj
Për kryeministrin kam patur dhe kam shume simpati, pavarësisht nervave te momentit jo drejtpërdrejt me të. Është e vërtetë që kishte kaluar afati për të paguar dritat, gjë që unë nuk e dija nga pavëmendja dhe se nuk merrem unë çdo muaj me këtë gjë, u gjenda vetëm, pa ngrohje, në një ditë shumë shumë shumë të keqe, e sëmurë me 40, ethe, dhe absolutisht trishtim dhe nerva me mendjen që nuk kisha drita padrejtësisht. Arsyeja madje pse e kam parë tani mesazhin është se sot jam në gjendje të shkruaj apo të flas si normalisht (pak a shumë). Njerëz jemi, gabojmë, dhe ndihem absolutisht keq që kam fajësuar qeverinë pa shkak, publikisht dhe kërkoj falje për këtë gjë, njerëz jemi, marrim kot ndonjëherë. Nga ana tjetër kjo tregon se kryeministri sheh se çfarë thonë njerëzit dhe reagon, pavarësisht se nuk ma mori mendja kurrë se do bëhej ndonjë bujë kaq e madhe, po si gjithmonë, alla shqiptarçe, hajde bëjmë çdo pordhë lajm. Statusin e kam fshirë shumë shpejt, sepse sido të ishte puna, budallallëk është të shkruash në FB çdo hall që ke. Do e kisha sqaruar më parë këtë gjë, por siç ju thashë nuk kam qenë në gjendje , dhe 2.nuk kam asnjë portal në FB, që ta merrja vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma nuk më besohet që 3 rreshta bëjnë lajmin e ditës në Shqipëri, po ç’rendësi ka kjo! Nëse do e publikoni këtë gjë, ju lutem të gjithin dhe jo vetëm ndonjë titull sa për të hapur njerëzit linkun. Nuk e di nëse gazetarët e kanë personale me mua, që të më nxjerrin si një person super negativ, apo banal, por nuk më pëlqen aspak! Nuk e di se ç’bëjnë me të tjerët por nuk është e drejtë aspak sepse mesazhet me lloj-lloj fjalori i vijnë ksaj 22 vjeçares këtu, jo atyre që shkruajnë nëpër zyra përball një PC. Gjithsesi ju falënderoj që morët në konsideratë versionin tim. Me mire të kërkoj falje, siç është për t’u bërë, me qytetari dhe mirëkuptim, se sa të mashtroj pa asnjë arsye dhe të nxjerr vrer kot. (MD/SHUPLAKA)