12:55 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmoi turistët spanjollë, gjykata dënon me një vit burg Mihal Kokëdhimën

19:59 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen gallata në rrjet: Mihalit ja shembën lokalin jo se rrahu e shau turistët por…

Gjykata në Vlorë ka dënuar me një vit burg Mihal Kokëdhimën, i cili u gjet fajtor për dhunën ndaj një grupi turistësh të huaj dhe shoqëruesve shqiptarë.

Kokëdhima ishte akuzuar nga Prokuroia e Vlorës për tre vepra penale “shkatërrim të pronës”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “kanosje” dhe ndodhet në paraburgimin e Vlorës. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë Mihal Kokëdhima do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, ku do të përllogaritet edhe paraburgimi.

Incidenti me një familje turistësh nga Spanja dhe shoqëruesit shqiptarë ndodhi mesin e muajit gusht në Bar Restorant “Panorma”, në Porto Palermo, një zonë turistike në rivierën shqiptare.

Sipas dëshmive në polici, familja spanjolle dhe shoqëruesit shqiptarë reduktuan porosinë për ushqim gjatë drekës në restorant, por u përballën me reagimin e dhunshëm të pronarit. Incidenti u shkallëzua kur grupi i turistëve dhe shoqëruesit shqiptarë u futën në makinë për t’u larguar pa kryer pagesën e faturës dhe pronari Kokëdhima u var në pjesën e përparme te makinës duke goditur xhamin me grushta dhe duke e thyer, ndërkohë që automjeti përshkoi rreth 3 km, nga Porto Palermo në Qeparo. Ndërhyrja e Policisë së Sarandës ka shuar incidentin i cili u regjistrua nga brenda makinës në një video që u publikua në rrjetet sociale duke shkaktuar regime të forta në Shqipëri dhe më gjerë.

Pas incidentit autoritetet thanë se Bar Restorant “Panorma” ishte ndërtuar pa leje në zonën buzë detit dhe Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ndërhyri duke e rrafshuar objektin. Ndërhyrja e autoriteteve ngjalli reagime për bazën ligjore të ndjekur në prishjen e objektit që ndodhej në proces legalizimi, por edhe pikëpyetje për një seri institucionesh përgjegjëse që nuk kishin vepruar më parë për prishjen e ndërtimit pa leje që funksiononte prej shumë vitesh si njësi biznesi.

Etiketa: mihal kokedhima
Pas

“Jemi një shoqëri paragjykuese, por unë vazhdoj bëj para”, Einxhel Shkira flet për fotot provokuese

Para

Komisioni Evropian: Projektligji i shtypit ngre shqetësime edhe pas ndryshimeve të fundit

Para
Komisioni Evropian: Projektligji i shtypit ngre shqetësime edhe pas ndryshimeve të fundit

Komisioni Evropian: Projektligji i shtypit ngre shqetësime edhe pas ndryshimeve të fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit/ Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.