Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku tre persona në grup, kanë sulmuar një tjetër dhe e kanë lënë të plagosur.
“Më datë 06.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Belorta, në rrugë, është plagosur lehtë me mjete të mprehta shtetasi R.D, rreth 54 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. (D.D/Shuplaka)