Një 20-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, banuese prej kohësh në shtetin italian, është përfshirë në një incident të pakëndshëm. Siç shkruan një media italiane, vajza identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, ka sulmuar në gjendje të dehur shoferin e një autobusi në Cotral në Largo Guido Mazzoni, në zonën e Tiburtina.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy netë më parë, ku vajza e re e dehur, ka shtyrë vetën drejt shoferit 45-vjeçar të transportit publik në linjën Roma-Manterotondo.
Menjëherë pas ngjarjes 20-vjeçarja banuese në Mentanë u denoncua nga karabinierët e stacionit Viale Eritrea për ndërhyrje në transportin publik.
(J.D/Faxweb.al)