Zbardhen e emrat e personave të arrestuar nga policia pasditen e sotme në Tropojë, pasi hynë me forcë në KZAZ-në nr. 9 në Tropojë duke marrë materialet zgjedhore.
Burime për Fax News bëjnë me dije se personat e arrestuar nga policia janë:
Artan Gjyriqi
Haxhi Gjidia
Bledar Pepkola
Arsen Hoxha
Ilir Margjeka
Mark Ukshini
Taqe Deda
Besnik Kolmaka
Ndriçim Ndrepepaj
Arjan Gabraj
Klement Gercaj, ndaj të cilit është përdorur edhe dhunë nga ana e policisë.
Kujtojmë se paraditen e sotme, qindra persona janë dyndur në KZAZ-në numër 9 në Tropojë, ku pasi kanë thyer derën e pasme si dhe xhamat e Pallatit të Kulturës në “Bajram Curri” të Tropojës, janë konfrontuar edhe me forcat e Policisë.(Lexo këtu)
Ngjarja është me të vërtetë shqetësuese duke marrë parasysh se ndodhemi vetëm 12 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 30 Qershorit, datë e cila është ç’dekretuar nga Presidenti Ilir Meta por që nuk është njohur nga mazhoranca e cila ka shprehur vendosmërinë e saj për të zhvilluar zgjedhjet.
Discussion about this post