Është arrestuar ditën e sotme nga policia e Dibrës Vladimir Kojku, 33 vjeç.
Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pas sulmeve që janë kryer në KZAZ-në nr.19 në qytetin e Dibrës , në datën 28 qershor.
Kujtojmë që në këtë sulm është përdorur nga militantët e PD-së edhe bomba Molotov.
Ndërkohë që deri më tani janë arrestuar gjithsej 17 persona, 33 të tjerë janë të shpallur në kërkim për sulmet që u janë bërë KZAZ para zhvillimit të zgjedhjeve lokale.
Discussion about this post