Pas sulmit të së premtes pranë Pallatit Mbretëror, ku mbetën të plagosur tre agjentë të policisë, plicia britanike ka bërë të mundur arrestimin e personit të dytë të përfshirë në ngjarje.
Bëhet fjalë për një 30 vjeçar, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i 26-vjeçarit tashmë të arrestuar që sulmoi dhe plagosi agjentët.
Arrestimi i tij u bë në pjesën perëndimore të Londrës, ndërsa, policia bën të ditur se 30-vjeçari akuzohet si i përfshirë në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit.
“Një burrë qëllimisht u drejtua me mjetin e tij drejt një furgoni të policisë, duke ndaluar pranë Buckingham Palace. Në atë moment agresori, i cili ishte vetëm në bordin e veturës, mori një shpatë mbi një metër të gjatë, të cilën e kishte në sedilen e pasagjerëve. Agjentët ndërhynë për ta ndaluar atë dhe tre prej tyre u plagosën lehtë. Ndërkohë sulmuesi në mënyrë të përsëritur thërriste”Allah Akbar”, shkruhet në raportimin e policisë.
(S.SH/Shuplaka)