21:08 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sunak anulon takimin me homologun Mitsotakis, për shkak të debatit për skulpturat e Partenonit

08:03 | 28/11/2023
në Bota, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sunak anulon takimin me homologun Mitsotakis, për shkak të debatit për skulpturat e Partenonit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzoi homologun e tij britanik Rishi Sunak se kishte anuluar një takim të planifikuar mes tyre për të martën në Londër, për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike mbi skulpturat e Partenonit.

Greqia i ka kërkuar shpesh Muzeut Britanik që të kthejë skulpturat 2500-vjeçare që diplomati britanik Lord Elgin mori nga tempulli i Partenonit në fillim të shekullit të 19-të kur ai ishte ambasador në Perandorinë Osmane.

“Shpreh keqardhjen që kryeministri britanik anuloi takimin e planifikuar mes nesh, vetëm disa orë para se ai të mbahej”, tha zoti Mitsotakis në një deklaratë.

“Qendrimet e Greqisë për çështjen e skulpturave të Partenonit janë të mirënjohura. Shpresoja t’i diskutoja ato me homologun tim britanik. Cilidp që beson në drejtësinë e qendrimeve të veta nuk ka frikë kurrë të përballet me argumente,” tha ai.

Qeveria greke ka qenë në diskutime me kryetarin e Muzeut Britanik, George Osborne, për një marrëveshje të mundshme për skulpturat, të cilat kanë qenë një burim mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për shekuj me radhë.

Kryeministri Mitsotakis shprehu pakënaqësinë në një intervistë me BBC-në të dielën se bisedimet mbi një kthim të mundshëm të skulpturave në Athinë nuk po përparonin aq shpejt sa ç’duhej.

Një zyrtar i qeverisë britanike, i cili foli në kushtet e anonimitetit, tha se mosmarrëveshja mbi statujat nënkuptonte se nuk ishte e përshtatshme që të mbahej takimi.

Më herët, një zëdhënës i zotit Sunak tha se nuk kishte në plan t’i kthente skulpturat. E pyetur në lidhje me deklaratën e zotit Mitsotakis, zyra e kryeministrit Sunak tha se marrëdhënia e Britanisë me Greqinë ishte “shumë e rëndësishme” dhe të dy vendet duhej të punonin së bashku për sfidat globale si zgjidhja e migracionit të paligjshëm.

Zëvendëskryeministri britanik Oliver Dowden ishte në dispozicion për të takuar zotin Mitsotakis për të diskutuar këto çështje në vend të kryeministrit, tha zyra e zotit Sunak.

Qeveria britanike gjithmonë e ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga pronësia e statujave dhe thotë se ato janë blerë ligjërisht. Ligji e ndalon muzeun britanik të lëvizë objekte nga koleksioni, përveçse në rrethana të caktuara, por legjislacioni nuk e ndalon dhënien e tyre hua.

Një takim midis zotit Mitsotakis dhe udhëheqësit të opozitës britanike Keir Starmer u mbajt të hënën siç ishte planifikuar.
Financial Times javën e kaluar njoftoi se zoti Starmer nuk do të bllokonte një marrëveshje “të pranueshme nga të dyja palët” për të dhënë hua skulpturat. Partia laburiste nuk pranoi të komentojë./

Financial Times javën e kaluar njoftoi se zoti Starmer nuk do të bllokonte një marrëveshje “të pranueshme nga të dyja palët” për të dhënë hua skulpturat. Partia laburiste nuk pranoi të komentojë./VOA

Pas

Parashikimi i motit/ Shira të dendur dhe dëborë, ja zonat më të rrezikuara

Para

111 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë!

Discussion about this post

Të Fundit

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.