2 shtetas të shpallur në kërkim u kapën nga policia në Durrës.
S.B., 28 vjeç dhe S.D., 37 vjeç banues në Durrës ishin dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me nga 2 vjet e 3 muaj burg pasi kishin transportuar 6 sirianë kundrejt pagesave për kalim të kundërligjshëm të kufijve në vitin 2020.
Dy të dënuarit u ndaluan në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vijojnë kontrollet në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Lokalizohen dhe kapen 2 shtetas, të cilët bashkëpunuan në vitin 2020, për të transportuar 6 sirianë që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.
Të ndaluarit, të dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës, secili me mbi 2 vjet burgim.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Shijak lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit S. B., 28 vjeç dhe S. D., 37 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka dënuar me nga 2 vjet, 3 muaj dhe 25 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Më datë 03.12.2020, shtetasit S. B. dhe S. D. u kapën në vendin e quajtur “Vanistër”, Gjirokastër, duke transportuar 6 shtetas të huaj sirianë, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufijve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅