21:06 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sundimi i ligjit”/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, goditi me grushte rojen e spitalit Sarandë! I sekuestrohen 2 armë zjarri

08:20 | 16/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sundimi i ligjit”/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, goditi me grushte rojen e spitalit Sarandë! I sekuestrohen 2 armë zjarri

Një shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar nga polica në Sarandë. Erjon Canaj 34 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë i kishte caktuar masën e “Arrestit në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Dyshohet se 34-vjeçari më datë 15 dhjetor 2022, goditi me grushte rojën e spitalit të Sarandës për motive të dobëta.

Gjatë operacionit të zhvilluar për kapjen e tij, policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Befasia”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak, vihet në pranga 34-vjeçari që i posedonte.

34-vjeçari, i shpallur në kërkim në vitin 2022, për plagosje të rëndë me dashje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili dyshohej se posedonte dhe armë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅

Pas

Rregullorja e BQK-së, Oda Amerikane propozon tri alternativa për dinarin

Para

Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

Para
Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

Aftësitë dixhitale, Shqipëria me numrin më të ulët të kompjuterëve për nxënës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.