23:51 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Super Kukësi, mposht Skënderbeun. Fiton edhe Tirana, s’ka gola në “Niko Dovana”

14:08 | 18/12/2016
në Sport
0
Super Kukësi, mposht Skënderbeun. Fiton edhe Tirana, s’ka gola në “Niko Dovana”

Kukësi ka mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Skënderbeut. Verilindorët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë ku arritën të shënonin që në pjesën e parë me anë të Pejiç. Sulmuesi kroat i jep avantazhin skuadrës në minutën e 35′ të takimit, pasi mposht në befasi Shehin dhe realizon. Pak minuta pa u mbyllur pjesa e parë, është përsëri 34-vjeçari konverton një 11-metërsh në gol. 

Skuadra e Ernest Gjokës administron shumë mirë ndeshjen dhe ja del të ruajë rezultatin dhe në fraksionin e dytë, kjo falë dhe portierit Koliçi i cili tregohet i vëmendshëm ndaj gjuajtjeve të Salihit. 

Me këtë fitore Kukësi shëputet në krye të renditjes më 35 pikë 3 më shumë se korçarët e Agostinelit që e ndjekin pas dhe Partizani i Starovës. Blutë e Gjokës ja dalin të shpallen kampionë dimri për këtë fazë.  

Fitore ka shënuar edhe Tirana e Mirel Josës në “Selman Stërmasi” me rezultaitn 2-0 ndaj Luftëtarit. Për kryeqytetasit janë Taku dhe Merville që i dhurojnë 3 pikë të arta skuadrës që e mbajnë në vendin e 4-ët me 26 pikë. Të ndjekur nga gjirokastritët në të 5-in me 5 pikë më pak. Bardheblutë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë ku dominuan kundërshtarin totalisht dhe fituan takimin. 

Ndërkohë takimi në “Niko Dovana” nuk ka dhuruar gola mes Teutës vendase dhe Vllaznisë. Shkodranët krijojnë pak raste shënimi me anë të Gocajt por nuk ja dalin të marrin avantazhin.

Ndërkohë që durrsakët provojnë në minutat e fundit por nuk kanë mjaftuar minutat, kështu gjithçka është mbyllur 0-0. Me nga një pikë të ndarë Vllaznia regjistron 20 pikë në vendin e 6-të ndërsa Teuta në të parafundit me 13.

Formacionet zyrtare

Kukësi – Skënderbeu 2-0 
Golat:
Pejiç 35′, 43′ 

Kukësi: Koliçi, Alla, Imami, Shameti, Musolli, Karioka, Lena, Hallaçi, Dvornekoviç, Emini, Pejiç;
Trajner: E.Gjoka.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Mici, Orelesi, Lilaj, Malaj, Gavazaj, Latifi, Salihi; Trajner: A. Agostineli.

Rastet

90’+3′ Skënderbeu tenton me Salihin i cili provon të realizojë me roveshatë por Koliçi bën super pritje saqë shkodrani i afrohet dhe i jep dorën. 
43′ GOOL!
Penallti për Kukësin, e shkakton Jashanica. Pranë topit autori i golit të parë, Pero Pejiç, i cili e konverton në gol. 2-0 për Kukësin.
35′ GOOL! Kukësi luan mirë dhe arrin të marrë avantazhin me Pejiç, i cili mposht me mjeshtëri Shehin dhe realizon. 

Tirana – Luftëtari 2-0

Golat: Taku 45’+1′, Merville 77′

Tirana: Lika, Daja, Teqja, Domgjoni, Hoxhallari, Akua, Vucaj, Mervejl, Taku, Mojse, Halili
Trajner: Mirel Josa

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Bojom, Beqiri, Mersini, Rapa, Ramadani, Rapo, Abazaj, Rexhinaldo
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Teuta-Vllaznia 0-0
Golat:

Teuta: Moçka, Hodo, R. Hoxha, E. Hoxha, Kotobelli, Musta, Dita, Çmajcanin, Çyrbja, Ribaj, Magani.

Trajner: Gugash Magani

Vllaznia: Agoviç, Pjeshka, Bicaj, Vrapi, Gocaj, Krymi, Bardulla, Tafili, Çinari, Shtubina, Pepa.

Trajner: Armando Cungu

Etiketa: java 17kukesi skenderbeusuperioreteuta vllazniatirana luftetari
Pas

Kukësi bën bamirësi, dhurata për njerëzit me aftësi të kufizuar

Para

Inter i falet Kandrevës, fiton minimalisht ndaj Sasuolos (VIDEO)

Para
Inter i falet Kandrevës, fiton minimalisht ndaj Sasuolos (VIDEO)

Inter i falet Kandrevës, fiton minimalisht ndaj Sasuolos (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.