Një superaksion mes disa policive në Itali, Gjermani e Shqipëri ka vënë në pranga 20 persona, mes tyre 17 ishin shqiptarë.
Siç raportojnë këtë të hënë mediat italiane: Guardia di Finanza di Trento-s ka mbyllur këtë të hënë operacionin “Alba bianca” duke ekzekutuar 20 masa të arrestit me burg, të firmosura nga gjykata e Trento me kërkesë të Prokurorisë.
16 prej tyre janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 jashtë Italisë, në Gjermani e Shqipëri. Arrestimet e fundit pasojnë 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të të njëjtit aksion.
Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të antidrogës së Guardia di Finanza-s në koordinim me autoritetet gjermane, kanë kryer arrestime të personave të dyshuar si pjesë të dy organizatave kriminale me bazë në Italinë Veriore dhe Bavari, që merrem me trafik ndërkombëtar droge.
Dy grupet kriminale
Sipas hetuesve, grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë:
– Florjan Musaj
. Eduart Gona
– Artur Muca
– Eljon Baruti
– Keti Shani
– Klevin Kodra
– Artan Sokola
– Shafique Mohammad Amar
– Rajmond Prenga
– Ben Jale AZiza Omar
– Erion Alla
-Halil Alla
Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë
– Vaskë Xherahu
– Hamit Bushi
– Arben Lleshi
– Odeon Proko
– Blerina Cela
– Manfred Hophensberger