Një tjetër aksion i policisë italiane antidrogë ka përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Karabinierët e Milanos kanë ndjekur një urdhër arresti për ndalimin e 19 personave të përfshirë në një bandë kriminale (12 italianë, 5 shqiptarë, 1 rumun dhe 1 moldav), të moshës nga 23 deri në 49 vjeç.
Operacioni blic, që preku provincat e Milanos, Monzës, Brianzës, Bergamos, Xhenoas, Pavias e Vercelli-t arriti kulmin pas çmontimit të organizatës kriminale në brendësi të Milanos që merreshin me trafik kokaine dhe marijuane, shkruan SardegnaLive.
Gjatë hetimit, të nisur që nga muaji mars i vitit të kaluar në Monza, u arrestua nga policia një shpërndarës droge nga Spanja, të cilit iu gjet në pjesën e poshtme të pllakës së dushit në shtëpinë e tij 11 kg marijuanë.
Deri më tani janë sekuestruar 16 kg marijuanë, 1 kg kokainë dhe 10 mijë euro cash nga aktitivi i drogës. Jo më larg se dy ditë më parë një tjetër operavion zbulonte se rrjeti që trafikonte heroinë nga Holanda drejt Italisë kishte në krye një familje shqiptarësh. (E.K/SHUPLAKA)