Sportisti i njohur shkodran Elis Guri figuron mes emrave të arrestuar në operacionin e koduar “VOL-VO 4”, ku janë goditur 4 grupe kriminale.
Mundësi shkodran akuzohet për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Ai bën pjesë në listën prej 18 persona, të cilët janë konsideruar si grup kriminal i rrezikshëm.
Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.
Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.
Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.
Elis Guri tani garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.
Emrat e 18 personave të konsideruar si grup i rrezikshëm kriminal:
Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
Denis Llaftiu, nga Shijaku;
Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
Hajri Seferi, nga Shijaku;
Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
Ilirjan Prifti, nga Fieri;
Elton Shehaj, nga Tirana;
Armand Spiro, nga Tirana;
Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
Saimir Gjepali, nga Shijaku;
Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
Saimir Sulejmani, nga Fieri;
Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
Elis Bahushi, nga Elbasani;
Elis Guri, nga Shkodra.
Artur Balla, nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
Jasin Abdul, nga Saranda;
Bledar Koçi, nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
3 pistoleta;
3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
1 shotgan;
Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
Peshore elektronike;
Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
13 mjete, njëri i blinduar;
Sasi e konsiderueshme parash;
Rreth 75 telefona celularë.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post