10:20 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Superqeveri dhe nënpopull, të majtëve u mbetet vetëm bojkoti’’

13:25 | 19/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
TË PUNËSUAR NË MEDIA DHE GAZETARË

Nga Sokol Shameti*

SUPERQEVERI DHE NËNPOPULL

Po, bravo! Bravo PD-së që këmbënguli në kërkesat e saj dhe që arriti t’i japë vetes si opozitë, për herë të parë në historinë e re shqiptare, zgjedhje të organizuara nga një qeveri jo-teknike por ku ama, opozita ka sytë dhe veshët e vet.

Në aspektin praktik të marrdhënies ndërpartiake, kjo do të jetë një superqeveri e paanshme ku të gjithë do të kenë garanci se askush s’ia fut dot rëndshëm tjetrit, pasi të gjithë do të ruajnë njëlloj njëri tjetrin, do të sabotojnë njëlloj njëri-tjetrin dhe do të komplotojnë barabar kundër njëri-tjetrit. Mirëpo këtu mbarojnë edhe lajmet e mira.

Kjo superqeveri ndërkaq do të jetë prova se përveçse për çështje teknike mosbesimi të administrimit të zgjedhjeve, PS, PD dhe LSI nuk ndahen në asgjë tjetër. Ato janë të gjitha parti të të njëjtit spektër politik dhe kjo është arsyeja pse e gjejnë veten kaq kompatibël.

Kaq të vogla janë dallimet mes tyre saqë ato mund të ndajnë edhe të njëjtin kabinet dhe e vetmja divergjencë mes tyre të mbetet jo modeli ekonomik që po e varfëron, po e shpopullon dhe po e plak Shqipërinë me shpejtësi, por fakti nëse Ministri i financave është mësues militant anglishteje apo jo.

Ministrat e këtij kabineti mund të therren me njëri tjetrin në mbledhje për ndarjen proporcionale mes shkollave që do t’i nxjerrin nxënësit në mitingjet e secilës parti, por jo edhe për ta rritur buxhetin e arsimit publik, për ta ndërprerë financimin e biznesit të diplomave me para publike dhe për ta kthyer përsëri Shqipërinë tek libri, studimi dhe arsyetimi.

Ministrat e kësaj superqeverie mund të nxjerrin thikat për të kërcënuar njëri-tjetrin të mos i përdorin policët si vegla kundër votave respektive militante. Ama ata nuk kanë asnjë problem që Shqipëria është një shtet pa ushtri por me super-polici.

Një vend i tillë tregon se problemi nuk është i huaji, por vendasi. Problem nuk është i huaji i pasur që vjen të grabisë shqiptarin e varfër, por shqiptari i varfër që shihet si rrezik ndaj shqiptarit të pasur. Për atë nevojitet policia e stërmadhe, e shumëllojshme dhe e stërpajisur që shohim anekënd rrugëve me bllok në dorë, me kërbaç në dorë, me dhunë në mendje. Pra, superministrat e superqeverisë, kanë problem si të mbrojnë partitë e tyre nga superpolicia, por jo si të shpëtojnë këtë popull të nënshtruar, këtë nën-popull, nga instrumentet represive të superqeverisë.

Superqeveria pra, është një mjet garancie multifunksionale për secilën nga pjesët që përbëjnë këtë qeveri dhe që janë PD-ja e djathtë, Rilindja edhe më e djathtë dhe LSI-ja parazitare që jeton si shtojcë e të dyjave. Por ajo është po ashtu prova se një masë e gjerë e popullit është e papërfaqësuar.

PS-ja nuk është një parti e majtë dhe asnjë votë e majtë nuk duhet t’i shkojë asaj. Ashtu si kabinetin, këto parti të djathta e kanë të përbashkët edhe elektoratin. Sesi do ta ndajnë është punë për to dhe marrëveshjet e tyre. Të majtëve u mbetet vetëm bojkoti.

 

 

Etiketa: shametiSokol shameti
Pas

Donald Trump nis turin e parë, nga Lindja në Europë për 9 ditë

Para

“Kjo është ditëlindja që dua”, Majlinda Bregu e lumtur në krahët e fëmijëve, të jetë vetëm kjo? (FOTO)

Para
“Kjo është ditëlindja që dua”, Majlinda Bregu e lumtur në krahët e fëmijëve, të jetë vetëm kjo? (FOTO)

"Kjo është ditëlindja që dua", Majlinda Bregu e lumtur në krahët e fëmijëve, të jetë vetëm kjo? (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari nga Bosnja, i shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim

I dërguari i Trump: Armëpushimi me Iranin po zbatohet, bisedimet për paqe janë premtuese

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.