Për shkak se kundërshtari Manny Siaca pas një lëndimi u tërhoq nga dueli me boksierin shqiptar Gjetan Keta, Federata e Boksit ka njoftuar boksierin shqiptar se pas tërheqjes së kundërshtarit, i gatshëm që të ndeshet me të është treguar boksieri kolumbian Devis Caceres i cili është me më shumë përvojë.
Madje kolumbiani ka thënë se ai e njihte Ketën dhe është i gatshëm të ndeshet me të edhe në vendlindjen e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Ismail Keta, vëllai i Gjetanit. Ai shkruan se edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ka vetëm një javë kohë për të ndryshuar strategjinë e stërvitjes dhe për t’u përgatitur, beson në sukses.
Postimi i Ismail Ketës
Dua të ndaj me ju një lajm sportiv miq. Pasi përveç dëshirës së madhe për tu nderuar vetë në sport, mua sebashku me vëllezërit e mi, përgjegjësia për tju nderuar edhe juve edhe të qënurit shqiptare na ka ndjekur ne çdo stërvitje dhe ndeshje.
Edhe pak ditë, me dt 2 qershor në Myni, rikthehet GJETANI përsëri në ring.
Shpeshherë them që vështirësitë janë të nevojshme dhe fati është pjes e suksesit.
Por vështirësitë e tepërta në raste të tilla si 2 qershor për neve pasi edhe kundërshtari Manny SIACA pas një lëndimi u tërhoq dhe ai kundra Gjetanit ashtu si edhe gjermani Vincent Feigenbutz.!
Federata e boksit dhe koordinatoret e saj sot me dhanë lajmin që boksieri më ngjyrë Devis CACERES nga Kolumbia me një përvojë me të madhe se GJETANI u tregua i gatshëm duke thënë që “une e njoh Ketën dhe ndeshëm edhe në vendlidjen e tij kundra tij”!
Pa llogaritur gadishmerine e tij, kjo situatë na vështirëson suksesin pasi kemi vetëm një javë kohë për ndryshimin e stërvitjes dhe strategjise.!!
Por me shpresën e ZOTIT, përkushtimit dhe përkrahjes tuaj dhe bashkatdhetarëve, besojmë në sukses me dt 2 qershor.
Të lutem shpërndaje.
(B.H/Faxweb)