Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka elektrizuar publikun në Gjermani pasi ka performuar në “The Voice of Germany” , duke surprizuar jurinë e spektaklit.
Jo pak kohë pasi Rita fillon të performojë të gjithë anëtarët e jurisë shtypin butonin, ndërsa kthehen para tyre shfaqet këngëtarja shqiptare e cila prezantohet si konkurente në spektakël. Njëri nga anëtarët e jurisë i thotë se ajo performoi aq mirë sa versioni origjinal i këngës.
Rita prezantohet si konkurente 26 vjeçare nga Londra, ndërsa tregoi identitetin kur e pyetën për emrin, madje edhe pas kësaj, anëtarja e jurisë duket sikur nuk e beson.
Për më tepër ndiqni videon. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post