Ai është një nga artisët më të njohur shqiptarë, por edhe ky Shën Valentin nuk mund të kalohet nga ai pa nxjerrë një këngë romantike. Fjalën e kemi për Alban Skënderaj që këtë 14 shurt do të pulikojë një këngë të re. Në një foto në Instagram, ku shfaqet pranë kompozitorit të njohur, Darko Dimitrov dhe shkruan: “…as në qiell, as në tokë, as në ëndërr…!”, duke na lënë të kuptojmë se të dy po përgatiten për një bashkëpunim.
Blitz.al ka mësuar se kompozitori dhe këngëtari po punojnë për një baladë mjaft romantike, e cila pritet të publikohet në Ditën e të Dashuruarve. Ashtu siç jemi mësuar tashmë nga Albani, kënga do të jetë mjaft e ndjerë dhe me nota të larta romanticiteti. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post