Luis Fonsi dhe Daddy Yankee do të konkurrojnë kundër Kendrick Lamarit, Bruno Mars, Jay Z, në edicionin amerikan të Grammy 2018
Akademia më e rëndësishmja në industrinë e muzikës në botë, Gremmy, njoftoi këtë të martë kandidatët për çmimin Gremmy 2018. Rapperi Jay-Z kryesonte listën e nominimeve, megjithatë surprizë ishte hiti më i rëndësishëm latin i kohëve të fundit “Despacito”. Kënga e shkruar nga Luis Fonsi, Erika Ender dhe Daddy Yankee mori gjithashtu tre nominime në ceremoninë e Grammy Latine 2017.
Ceremonia e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore, Grammy Awards do të mbahet më 28 janar të vitit 2018. Kjo cermoni do të jetë live nga “Madison Square Garden” në Neë York. Jay Z kryeson me 8 të nominime, Kendrick Lemar është nominuar 7 herë ndërsa Bruno Mars ka 6 nominime. Këtë vit duhet të themi se asnjë këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare nuk është nominuar.(M.Q/Faxweb)