14:24 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Surprizat në formacion me Bashën dhe Cikalleshin, De Biazi ndryshon skemat

13:45 | 23/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
INTERVISTA e De Biazit: Italia një “dashuri vere”, eksperienca me kombëtaren shqiptare

Xhani De Biazi nuk është i bindur te forma që po kalojnë Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku. Kjo është konfirmuar në seancën e djeshme, kur trajneri kuqezi ka provuar titullarët dhe ka surprizuar me zgjedhjet e tij. Në ndryshim nga ajo që testoi gjatë së martës, dje trajneri bëri dy lëvizje, pikërisht në repartin e balancave (mesfushë) dhe atë ofensiv (sulm).

Risitë janë përfshirja në formacion e Migjen Bashës dhe Sokol Cikalleshit. Edhe pse sot në stërvitjen e fundit do të fiksohet gjithçka sa i përket formacionit, gjasat janë që De Biazi t’u besojë lojtarëve që provoi pikërisht në seancën e djeshme në Durrës.

TITULLARËT

De Biazi ka parë me kujdes formën e të gjithë lojtarëve të grumbulluar dhe ndoshta për shkak të taktikës që do të përdorë kundër të kaltërve, në seancën e parafundit ai ka dalë në konkluzione, duke përcaktuar paraprakisht titullarët. Thoma Strakosha ka fituar terren ndaj Alban Hoxhës dhe pritet të jetë ai që do të mbrojë portën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, asnjë ndryshim nuk pritet në repartin e mbrojtjes.

I kushtëzuar nga mungesat, italiani ka projektuar Arlind Ajetin dhe Burim Kukelin në qendër, ndërsa të padiskutueshëm nga krahët janë Elseid Hysaj në të djathtë dhe kapiteni Ansi Agolli në të majtë. Në mesfushë numri një i pankinës i ka besuar “dinakërisë” së Bashës, grintës së Lilës, shpejtësisë së Roshit, energjisë së Abrashit dhe zgjuarsisë së Memushajt.

Ndërsa sulmi këtë herë do të ndryshojë, teksa me shumë gjasa do të jetë Cikalleshi, i cili duket se ka fituar balotazhin me Balajn dhe Sadikun. De Biazi mendon se do të ndihet më komod me Cikalleshin në sulm, pasi me forcën dhe energjinë që zotëron, kavajasi mund të mbijetojë në “xhunglën” e prapavijës italiane.

 

SKEMAT

Në prag të sfidës me Italinë, në kampin kuqezi mbizotëron ndërthurja e frikës, dëshirës dhe guximit. Stafi teknik, në bashkëpunim me lojtarët po përpiqen të marrin të gjitha masat për të dalë me kokën lart nga stadiumi “Renzo Barbera”. Dinakëria, eksperienca dhe forma e mirë që po kalojnë italianët ngrenë shumë pikëpyetje në kokën e De Biazit.

Fakti që homologu i tij, Ventura, mund të luajë me skemën 4-2-4, ka bërë që De Biazi t’i kushtojë vëmendje të veçantë prapavijës dhe sidomos goditjeve standarde. Thuajse një pjesë të mirë të seancës së djeshme e kanë zënë skemat nga goditjet standarde. Krahas përgatitjes fizike dhe taktike, trajneri po orienton se si të sillën futbollistët tanë në fushë.

Ajo që shqetëson më shumë De Biazin është se lojtarët mund të kapen në befasi nga italianët në çdo aspekt, ndaj një pjesë të mirë të kohës gjatë seancave stërvitore kreu i pankinës ua ka kushtuar takimeve “kokë më kokë” me lojtarët, duke i orientuar për gjithçka. Shpesh trajneri është parë të diskutojë me Ajetin dhe Kukelin, të cilët është hera e parë që luajnë bashkë në qendër.

STËRVITJA

Seanca e pasdites së djeshme ka nisur rreth 30 minuta më herët nga sa ishte parashikuar. Fillimisht në fushë kanë dalë lojtarët dhe më pas trajneri. Seanca ka nisur me vrapime të lehta dhe me ushtrime aerobike, ndërsa më pas italiani e fokusoi punën me skuadrën totalisht në përgatitjen teknikotaktike.

Stafi teknik kërkon ta mbajë skuadrën të freskët për këtë përballje, ndaj edhe nuk ka pasur mbingarkesë në seancat stërvitore të zhvilluara, të cilat kanë zgjatur pothuajse 70-80 minuta. Fatmirësisht, seanca e parafundit nisi dhe u mbyll pa probleme. Nuk pati asnjë shqetësim te lojtarët sa u përket lëndimeve.

Axhenda, skuadra zbarkon sot në Palermo

Kombëtarja do të lërë sot Shqipërinë në orën 15:30, për t’u nisur me një avion çarter drejt Palermos, aty ku nesër në 20:45 do të zhvillohet takimi ndaj Italisë. Sipas axhendës së publikuar pak ditë më parë, sot kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë të lehtë në orën 10:15.

Pas mbërritjes në Itali dhe akomodimit në hotel, trajneri Xhani De Biazi dhe kapiteni Ansi Agolli do të dalin para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp në orën 18:45. Ndërsa në orën 19:30 është parashikuar të kryhet stërvitja e fundit në stadiumin “Renzo Barbera”. Pritet që mediat të lejohen vetëm 15 minutat për të ndjekur stërvitjen e kuqezinjve.

 

Etiketa: De Biaziformacionisport
Pas

Vritet nga një atentat ish-deputeti rus

Para

Nuk ka surpriza, Xhafaj dhe të tjerët emërohen në krye të ministrive (MËSONI PËR KË U VOTUA MË SHUMË PRO)

Para
Ministrat e rinj, procedurat që do të ndiqen deri në votimin në Kuvend. A do të heqin dorë nga mandati i deputetit?

Nuk ka surpriza, Xhafaj dhe të tjerët emërohen në krye të ministrive (MËSONI PËR KË U VOTUA MË SHUMË PRO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.