Tomor Alizoti ka qenë një nga kundërshtarët e Bashës në mbledhjen e fundit të Kryesisë duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shtyrjen e zgjedhjeve.
Mirëpo sot përfaqësuesi i PD-së çudit paksa me atë që deklaron përkundër qëndrimeve të tij.
Ai thotë se forca politike që solli pluralizmin në vend është duke përjetuar garën më të fortë që ka pasur në historinë e saj.
“Forca politike që bëri të mundur pluralizmin në Shqipëri po përjeton sot garën më të forte të të gjitha kohërave!”, shkruan sot Alizoti.
Nuk dihet nëse Alizoti ka përdorur ndopak ironinë, por deklarata mbetet e fortë gjithsesi.
(E.K/SHUPLAKA)