Opozita ka ndryshuar datën e protestës së ardhshme kombëtare. Në një mesazh të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, të gjitha strukturave drejtuese të PD, thuhet se:
“Nisur nga fakti që data 31 Maj është Natë Kadri, në respekt të besimtareve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është e dita e fëmijëve;
Protesta kombëtare do të mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë.”
Pas protestës së të shtunës data e radhës u la 31 Maji, që përkonte dhe me nisjen e fushatës nga ana e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Protesta e 25 Majit ishte paqësore dhe nuk u shënuan kate dhune as ndaj isntitucioneve dhe as ndaj punonjësve të policisë.
(E.K/Faxweb.al)