Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka thumbuar mbrëmjen e kaluar kryeministrin Edi Rama.
Së fundmi ish-deputetja ishtë e ftuar në emisionin ‘3shat’ në Vizion Plus, ku foli për jetën e saj personale dhe atë politike me dy moderatorët Romeo dhe Donald Veshaj.
E pyetur nga Romeo dhe Donaldi se nëse do ishte shpend, cilin lloji do të zgjidhte, Grida Duma preferoi të ishte një fajkua.
“Nëse do të ishe fajkua, cilin vend do të zgjidhte për të bërë glasën në Surrel”, e pyetën ata ish-deputeten, e cila pa nguruar tha: “Në fakt me atë bunkerin, Surrelit ja kanë bërë glasën”, duke nënkuptuar shtëpinë e shumëpërfolur të Ramës në Surrel.
(M.Q/Faxweb.al)