Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka reaguar në rrjetin social Instagram një ditë pas suksesit historik që ai arriti me djemtë e përfaqësueses, në sigurimin e biletës për Euro 2024.
Braziliani shprehet se pjesëmarrja e tij në një moment të tillë gëzimi për të gjithë popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Nga ana tjetër ai falenderon të gjithë tifozët, që e mbështetën këto muaj të fushatës eleminatore skuadrën tonë. Gjithashtu falenderon stafin teknik, bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Federatës.
Postimi i Sylvinho-s në Instagram:
“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.
Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.
Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.
Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!
Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.
Euro 2024 është këtu tani.
Forca Shqipëri”-shkruan Sylvinho.
View this post on Instagram
Discussion about this post