Kombëtarja shqiptare duhet të jetë më sulmuese në “Air Albania” ndaj Moldavisë sesa ishte në Poloni, dhe trajneri Silvinjo e di se pritet fitorja. Për këtë arsye, braziliani ka vendosur të vendosë ekipin në fushë me një skemë më sulmuese.
Burime pranë stafit kuqezi tregojnë se do të forcohet mesfusha duke u rreshtuar me 5 lojtarë, në ndihmë të sulmit që do të jetë i njëjtë si në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit.
Me këtë lëvizje, do të kalohet në mbrojtjen me 3 lojtarë, pak a shumë siç bënte Reja, ndonëse mesi i fushës do të ketë 4 dhe jo pesë futbollistë siç ishte në kohën e ish-trajnerit italian.
Në sulm pritet të jenë 3 lojtarë ashtu si edhe në Varshavë, e besohet se Cikalleshi do të jetë në qendër dhe Uzuni e Asani në ndihmë të tij.
Ndërkaq, kombëtarja vazhdon përgatitjet dhe me ekipin u bashkua Sokol Cikalleshi që përfundoi sezonin në Arabinë Saudite.