11:15 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Synohet përmirësim i funksionimit të gjyqësorit/ Hyn në fuqi rregullorja e re, veprimtaria e nëpunësve civilë të gjykatave do vlerësohet çdo vit

07:51 | 18/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nën hetim për trafik droge në Gjermani, sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit

Veprimtaria e nëpunësve civilë gjyqësorë do të vlerësohet periodikisht çdo vit, në përputhje me rregulloren e re të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas vendimit “Mbi miratimin e rregullores “Për vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë” të botuar në Fletoren Zyrtare, vlerësimi fillon nga data e fillimit të ushtrimit të detyrës në vendin përkatës, ndërsa nëpunësit në periudhë prove do të vlerësohen dy herë në vit.

Rregullorja për vlerësimin periodik do të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë gjyqësorë, përfshirë: kancelarin; këshilltarin ligjor jo magjistrat në Gjykatën e Lartë; ndihmësin ligjor në gjykatën e shkallës së parë dhe gjykatën e apelit; kryesekretarin; sekretarin gjyqësor; nëpunësit e financës dhe buxhetit; nëpunësit që punojnë në fushat e kërkimit ligjor dhe dokumentacionit; nëpunësit e burimeve njerëzore; nëpunësit e prokurimeve; nëpunësit e teknologjisë së informacionit; nëpunësit e statistikave gjyqësore; nëpunësit e protokoll-arkivit dhe nëpunësit e marrëdhënieve me publikun, jashtë dhe median.

Sipas rregullores procesi i vlerësimit të veprimtarisë, i cili përfshin disa burime: a) formulari i vetëvlerësimit, b) mendimi me shkrim i eprorit, c) mendimi me shkrim i kolegjit ose trupit gjykues, d) dhe dosja personale e nëpunësit civil gjyqësor.

 

Në këtë proces, nëpunësi civil gjyqësor kryen një vetëvlerësim sipas formularit standard të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nëpërmjet këtij formulari ai/ajo: vlerëson aktivitetin përkundrejt kritereve të caktuara, përshkruan shkallën e arritjes së objektivave duke sqaruar arsyetimi, identifikon nevojat për trajnim dhe masat për zhvillim profesional, sugjeron masa për avancimin e tij/saj profesional, dhe identifikon dobësitë dhe përparësitë lidhur me çdo kriter.

Pas plotësimit të formularit të vetëvlerësimit dhe mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, këto materiale paraqiten kryetarit të gjykatës brenda dy javëve nga data e njoftimit për fillimin e procesit. Më pas, kryetari i gjykatës harton projektraportin e vlerësimit brenda katër javëve.

Procesi siguron gjithashtu të drejtën e nëpunësit për akses në dosjen e vlerësimit dhe për të kundërshtuar me shkrim projektraportin brenda dy javëve nga marrja e tij. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe mirëmbajtjen e standardeve profesionale në institucionin gjyqësor.Ky hap rregullator shërben për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm dhe të rregullt të veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë dhe për të garantuar që standardet e punës në sektor të rëndësishëm si ky të mbeten të larta, duke kontribuar kështu në përmirësimin e përgjithshëm të funksionimit gjyqësor.

Pas

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Para

Hamasi refuzon zyrtarisht ofertën izraelite për armëpushim: Po përpiqen të mbulojnë axhendën e tyre politike

Para
Armëpushimi në Gaza, shefi humanitar i OKB-së: Moment historik. Ja pse paqja mbetet e brishtë

Hamasi refuzon zyrtarisht ofertën izraelite për armëpushim: Po përpiqen të mbulojnë axhendën e tyre politike

 



Të Fundit

Mjekët në Indi: Janë gjetur 270 trupa nga vendi i rrëzimit të avionit në Ahmedabad

Simon Zereci komandohet në krye të Gardës së Republikës

Përplasen dy balona me ajër në Turqi, një i vdekur dhe 19 të plagosur

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Kapet ‘skifteri’ në Laç, 26-vjeçari arrestohet teksa tentonte të shiste sendet e vjedhura në një qytet tjetër

Kalaja e Beratit/Kurora Historike që Flet me Heshtjen e Saj

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

CNN: Operacioni i Izraelit kundër Iranit do të zgjasë javë të tëra, me miratimin e SHBA-ve

Izraeli mesazh në persisht për qytetarët iranianë: Largohuni nga zonat që kemi në objektiv

Rrëzohet helikopteri në Indi, 7 të vdekur, përfshirë 1 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.