Historike ishte fitorja e Skënderbeut fitën e djeshme me penallti ndaj Mllada Boleslav duke arritur fazën “play-off” të Europa League.
Ekazaltimi dukej qartë tek tifozëria, por ndër ata që nuk i kanë fshehur aspak emocionet ishte edhe presidenti i korçarëve, Ardian Takaj.
I gjendur në dhomat e zhveshjes menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, Takaj për “supersport” është shprehur: “Lojtarëve të mi u kisha kërkuar para ndeshjes që të jepnin gjithçka. U thashë të kenë besim te vetja. Prisja që ndeshja të shkonte me penallti, pasi e dija që do t’ia dilnim për shkak të eksperincës sonë. Financat e bëjnë sot futbollin, jam munduar të jap gjithçka që të arrij të rris moralin e lojtarëvve.
Nëse Shehi do të largohet, ai mund të ikë, por unë do t’i bëj një tjetër kërkesë. Tifozëria ishte një ndihmë shumë e madhe për ne, pasi u dha zemër lojtarëve. Merkatoja? Varet si do të shkojë situata. Objektivi ynë është që të kalojmë në grupet e “Europa League”.
Megjithatë, jemi krenar për këtë që kemi bërë. Nga shorti dua një ekip të madh, ose një ekip që nuk është në nivelin tonë, pasi duam të provojmë deri ku jemi. Merkatoja do të varet nga ecuria jonë ne Europë. Fitimet janë të mëdha dhe kjo rrit mundësinë për afrime cilësore. Kemi plane, por nuk dua të them gjë sot, sepse sot për të gjithë është festë”.
Kujtojmë se sot në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës hidhet shorti i “Europa League” ku Skënderbeu dhe Shkëndija do të mësojnë kundërhstarët për fazën “play-off”.
(E.K/SHUPLAKA)