Rusia rrëzoi tre dronë që përpiqeshin të sulmonin Moskën, tha Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i kryeqytetit rus.
Sipas mediave të huaja, ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth incidentit, por tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendet ku kishin rënë mbeturinat nga dronët e rrëzuar.
Më vete, organi mbikëqyrës i aviacionit rus tha se aeroportet Domodedovo dhe Zhukovsky në rajonin e Moskës kishin pezulluar përkohësisht operacionet për të siguruar sigurinë e fluturimeve.
Menjëherë më pas u njoftua se fluturimet kishin rifilluar. Ndërkohë në orët në vijim priten të tjera detaje rreth kërij zhvillimi.