17:44 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Sytë nga Brukseli/ Bislimi dhe Petkoviç takohen sot

09:29 | 02/07/2024
në Kosova, Kryesore, Te Gjitha
0
Sytë nga Brukseli/ Bislimi dhe Petkoviç takohen sot

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua. Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit – që Vuçiq nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë – shtatorin e kaluar – ku mbeti i vrarë një polic. Ai besohet se është i lirë në Serbi. Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha. Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Etiketa: Brukseli
Pas

Goditi një nga këshilltarët bashkiakë në Elbasan, nisin hetimet për 68-vjeçarin

Para

Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë: Dështon tentativa për grusht shteti, planifikohej marrja e parlamentit

Para
BE-ja ndan 1 miliard euro për blerjen e municioneve për Ukrainën

Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë: Dështon tentativa për grusht shteti, planifikohej marrja e parlamentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

Palestinezët në Ramallah protestojnë kundër sulmeve izraelite dhe politikës së urisë në Gaza

EMRAT/ Aksion i policisë në Vlorë e Sarandë, arrestohen 4 shtetas për lëndë narkotike. Mes tyre edhe një vajzë 31-vjeçare

Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim! Mendoj se Izraeli do t’i sulmojë

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plagosen dy persona

Situatë alarmante në parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”, flakët vijojnë të djegin pyjet prej 20 ditësh

6 të pandehur/ Trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar, SPAK dërgon për gjykimin grupin e strukturuar kriminal (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.