Kreu i PBDSH-së Eduart Ndocaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka folur për çadrën e opozitës që për 90 ditë me radhë mbeti e hapur përpara kryeministrisë, si edhe për marrëdhëniet e tij me Lulzim Bashën.
Në një moment, Ndocaj e ka cilësuar veten çelës për zgjidhjen e marrëveshjes, ndërsa ka thënë se Basha i ka zënë vendin.
“Nuk e dija që isha çelësi, kryetari i opozitës më zuri vendin, sapo lirova vendin unë, u fut ai. Bëhet deputet i parë i Tiranës, po të dija se unë isha çelësi do kisha hyrë më parë në çadër. Absolutisht më zuri vendin.
Kërkesat e mia kanë qenë të qarta, ruajtja e votës, vota e emigrantëve Pikat kanë qenë të forta, jo për deputet se unë nuk vuaj për karrige. Mënyra që Basha e trajtoi opozitën ishte një taktikë më vete, sepse nuk ishte planifikuar 1 javë pas datës, por të jepej kohë për koalicionet.
Ndërsa më tej ka shtuar: “Pas 25 vjetësh u krijua për herë të parë partia e punës së Shqipërisë, në një çadër, këtë radhë në çadrën e Kryeministrisë.” (D.D/Shuplaka)