Reperi shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Capital T, do të mbajë një koncert më datë 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Gjatë kësaj jave, ai ishte i ftuar në intervista të shumta për të folur për koncertin “Time Capsule”, ndërsa ditën e sotme zhvilloi një intervistë me Ori Nebiajn dhe Isli Islamin në “Wake Up”.
“Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn:
“Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm’ kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi.”- ka thënë Ori, ndërsa në studio kanë nisur të qeshurat.