Në një moment, teksa ishte duke mbajtur fjalën në Berat, kryesocialisti Edi Rama ka ndërprerë për një çast fjalimin, pasi nga xhamia pranë sheshit, në bulevardin e qytetit, nisi të këndohej ezani i mbrëmjes.
Ndërsa ishte duke folur pikërisht për anëtarësimin në BE dhe faktin se Shqipëria ndodhej vetëm pak metra larg finishit dhe derës së Europës, u këndua edhe ezani i besimtarëve myslimanë.
“Ta respektojmë…!”, tha Rama dhe ndërpreu fjalën e tij, duke pritur deri në mbarimin e ritit fetar.