Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, ndërsa sot ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Alexis Tsipras.
Pa atlete këtë herë, ndërsa vëmendjen ja vjedh një rrip që ka ngjitur në xhaketën e tij.
Nuk dihet pse Rama ka zgjedhur që ta nxjerrë jashtë xhaketës, apo për pak vëmendje, edhe ndodh që të ‘harrohet’.
“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.
Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”, shkruan Rama pas takimit.
(E.K/FAXWEB)
#Davos #WEF18 – Encouraging conversation of PM @ediramaal w/ PM of #Belgium @CharlesMichel. Opening #EU membership negotiations on the focus ???? @ditmirbushati pic.twitter.com/VKxSwigRIt
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) January 24, 2018