12:28 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tabaku: 1 në 4 të rinj shqiptarë pa punë dhe pa shkollë

12:50 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Qeveria, model ekonomik që ka favorizuar një pakicë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sot shqetësimin e madh mbi gjendjen e të rinjve shqiptarë, të cilët përballen me papunësi, mungesë mundësish dhe një ekonomi që po i detyron të largohen nga vendi. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se 1 në 4 të rinj shqiptarë, nga 15 deri në 30 vjeç, është pa punë dhe pa shkollë, një shifër alarmante prej 25%, që dëshmon dështimin e politikave qeveritare për të rinjtë.

“Të rinjtë shqiptarë fatkeqësisht po braktisin arsimin, jo sepse nuk duan të mësojnë, por sepse nuk kanë asnjë shpresë. Çmimet e qirave janë rritur, shërbimet publike janë bërë të papërballueshme dhe fundi i muajit është një betejë më vete për ta. Një i ri nuk mund të blejë një shtëpi, ndërsa 50.000 çifte të reja nuk kanë mundësi të kenë një banesë të tyrën,” u shpreh Tabaku.

Nga ana tjetër, deputetja e PD vuri në dukje edhe fenomenin e klientelizmit dhe nepotizmit në administratën shtetërore, duke theksuar se vendet e punës në institucione nuk po u ofrohen të rinjve me aftësi dhe merita, por atyre që janë të lidhur me Partinë Socialiste.

“Ndërkohë që shumica e të rinjve po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme, disa të tjerë që thurin lavde për shefat e partisë janë ulur në krye të institucioneve, jo për aftësitë e tyre, por sepse kanë lidhjet e duhura. A është kjo e drejtë? A është ky modeli që duam të ndërtojmë për rininë shqiptare?” – përfundoi Tabaku.

Pjesë nga fjala e Tabakut:

1 në 4 të rinj shqiptarë, nga mosha 15 deri në 30 vjeç, është pa punë dhe pa shkollë.

Një shifër alarmante: 25%!

Sot, të rinjtë shqiptarë po braktisin arsimin, jo sepse nuk kanë ambicie, por sepse kanë halle të tjera. Çmimet e qirave janë rritur ndjeshëm, shërbimet publike janë bërë të papërballueshme dhe përfundimi i muajit është një sfidë më vete.

Një i ri sot nuk ka mundësi të blejë një banesë. 50.000 çifte të reja janë në pamundësi për të pasur një shtëpi të tyrën.Këto janë problemet reale të rinisë shqiptare!

Por ndërkohë, ekziston edhe një tjetër realitet: të rinj që, në vend që të luftojnë për një të ardhme më të mirë, zgjedhin të thurin lavde shefit dhe përfundojnë në poste të larta, pa asnjë meritë, por vetëm falë lidhjeve dhe miqësive me përfaqësues të Partisë Socialiste.

A është kjo e drejtë?

A është ky modeli që duam të ndërtojmë për rininë shqiptare?

Pas

Berisha pas kthimit nga Gjermania: Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores. CDU pret me padurim fitoren e PD në zgjedhjet shqiptare

Para

Berisha flet për protestën e 8 shkurtit: Shqiptarët do të zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores

Para
Berisha pas kthimit nga Gjermania: Udhëtimi im drejt Berlinit, udhëtim drejt fitores. CDU pret me padurim fitoren e PD në zgjedhjet shqiptare

Berisha flet për protestën e 8 shkurtit: Shqiptarët do të zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Pas përfundimit të luftës izraelito-iraniane, SHBA deklaron interes, Irani kundërshton

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.